dita e fundit e veliajt si kryebashkiak manjani jep detajet ja cfare ndodhe neser 68d1a5776f25a

Dita e fundit e Veliajt si Kryebashkiak? Manjani jep detajet, ja çfarë ndodhë nesër

September 22, 2025
1 minut lexim

I ftuar në emisionin Now me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews Albania, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi procedurën që pritet të ndiqet nesër për propozimin e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nga Këshilli Bashkiak.

Manjani u shpreh se procesi duhet të mbështetet mbi dispozitat e ligjit për qeverisjen vendore, duke theksuar se Këshilli Bashkiak ka disa detyra konkrete për të përmbushur:

“Më duhet t’u them këtë gjë, sipas ligjit Këshilli Bashkiak nesër do duhet të verifikojë dy gjëra: datën e fundit kur Erion Veliaj ka qenë në zyrën e kryebashkiakut. Së dyti duhet të ngrejë. Fakti i dytë duhet të verifikojë ku gjendet kryetari i bashkisë. Në fund duhet t’i ballafaqojnë këto me nenin 62 pika 3 për qeverisjen vendore. Pastaj Këshilli propozon për shkarkim Këshillit të Ministrave kryetarin e bashkisë. Kjo është gjuha faktuale, këtu ka lindur një diskutim. Duhet thirrur kryetari bashkisë përpara se të shkarkohet. Kjo nuk është një gjë e shkruar diku. Nesër mund të çelet një precedent i ri. Dhe ky precedent do të adaptohet një procedurë e re,” – tha juristi Ylli Manjani.

Sipas tij, procedura që do të ndiqet nesër nga Këshilli Bashkiak mund të hapë një precedent të ri ligjor që më pas mund të kthehet në praktikë standarde për raste të ngjashme në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deri me tani jane refuzuar 5 kandidate per kryetar komune ne 20 komuna te rmv se do te kete vetem dy kandidate 68d1a43cc289a
Lajmi i mëparshëm

Deri më tani janë refuzuar 5 kandidatë për kryetar komune, në 20 komuna të RMV-së do të ketë vetëm dy kandidatë

lamine yamal fiton trofeun kopa per vitin 2025 68d1a5d563850
Lajmi i radhës

Lamine Yamal fiton “Trofeun Kopa” për vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë