dita e deshmoreve te komunes se prishtines haxhiu ben homazhe tek shtatorja e zahir pajazitit 69e34f35e4d43

Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Haxhiu bën homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”

April 18, 2026
1 minut lexim

U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij.

Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmorë.

Atëherë të nderuar media mirë se po gjejmë njëri-tjetrin këtu te “Zahir Pajaziti”, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, që me respekt e vlerësojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit, por edhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.

Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të parët që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tejet të vështira për vendin tonë. Kontributi i tyre nuk ishte vetëm kontribut gueril, ushtarak apo profesional, por ishte edhe kontribut moral për faktin se ata ngritën lart shpresën që vendi jonë mund të ketë liri, mund të çlirohet dhe mund të jetë i pavarur. Madje ata shërbyen edhe si frymëzim që shumë të rinj e të reja t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot nderojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajaziti, gjithë dëshmorëve të Prishtinës por edhe gjithë dëshmorëve të kombit. Institucionet e Republikës së Kosovës sikurse edhe shoqëria jonë asnjëherë nuk duhet ta harrojë kontributin e tyre sepse në fakt ishte kontributi i tyre që sot ne jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur”, tha Haxhiu para mediave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump kerkon uraniumin e iranit reagon teherani e papranueshme 69e34e3f79016
Lajmi i mëparshëm

Trump kërkon uraniumin e Iranit, reagon Teherani: E papranueshme

me kercenohet jeta durim bami transferohet nga 313 a drejt burgut te fushe krujes 69e350212d532
Lajmi i radhës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

Të fundit nga

ShkoLartë