dita e ashures baba mondi garoni per vepra te mira detyra jone eshte te ruajme njerezimin vlerat dhe familjet tona 686ce70783190

Dita e Ashures, Baba Mondi: Garoni për vepra të mira! Detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat dhe familjet tona

July 8, 2025
min lexim

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët festojnë sot Ditën e Ashures.

Baba Mondi u bëri thirrje besimtarëve të garojnë për vepra të mira, si dhe të ruajnë njerëzimin, vlerat dhe familjet e tyre.

“Garoni për vepra të mira, dhe nxitoni të shfrytëzoni mundësi për vepra të mira. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat, familjen, virtytet, mirëqenien shpirtërore dhe mendore”, tha ai.

Ai u lut për paqe, në një kohë kur luftërave në botë janë të shumta. Kryegjyshi beri thirrje qe  konfliktet dhe luftërat të ndalen, për t’i lënë vendin paqes.

“Përpjekjet për liri, paqe, demokraci janë detyra tonat sot, por mbi të gjitha të udhëheqësve tanë në botë për paqe. Lutemi që njerëzimi të gjej paqe, mirësi, të pushohen konfliktet dhe luftëra dhe të ecim drejt zhvillimit të demokracisë. Sytë tanë duhet të drejtohen drejt lutjeve ndaj zotit”, tha ai.

Baba Mondi: Është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë në të gjithë botën. Kuptim dhe domethënia e kësaj ëmbëlsire të përbotshme që shtëpia e çdo besimtari bektashi e bekon. Profeti na tregon që Muharremi është një muaj i shenjtë dhe si tillë, mëkatet e kryera gjatë Muharremit peshojnë shumë rëndë dhe veprat e mira shpërblehen më bujarisht.

Ai na inkurajoj të agjërojmë gjatë Muharremit, nderojmë sakrificën e Imam Hysenit i cili la për drejtësi në përpjekje për të përhapur rrugë drejt së vërtetës, demokracisë. Çdo burim uji, bimësi e gjithçka tjetër që ka krijuar zoti është e shenjtë, mos e shpërdoro ujin edhe nëse je pranë një përroi që rrjedh.

Për Imam Hysenin vdekja ishte lumturi në krahasim me të jetuarit në tirani. Përpjekjet për liri, paqe, demokraci janë detyra tonat sot, por mbi të gjitha të udhëheqësve tanë në botë për paqe. Lutemi që njerëzimi të gjej paqe, mirësi, të pushohen konfliktet dhe luftëra dhe të ecim drejt zhvillimit të demokracisë. Sytë tanë duhet të drejtohen drejt lutjeve ndaj zotit.

Personi bujar është ai që ndihmon të dëshpëruarit dhe nuk pret ndihmë nga të tjerët. Garoni për vepra të mira, dhe nxitoni të shfrytëzoni mundësi për vepra të mira. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat, familjen, virtytet, mirëqenien shpirtërore dhe mendore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pishinat e kryqit te kuq u vune ne dispozicion per nderhyrje me helikoptere 686cdd6b596cf
Lajmi i mëparshëm

Pishinat e Kryqit të Kuq u vunë në dispozicion për ndërhyrje me helikopterë

hamilton serish kunder ferrarit 686ce743e1509
Lajmi i radhës

Hamilton sërish kundër Ferrarit

Të fundit nga

ShkoLartë