dita boterore e vullnetarizmit gashi vullnetarizmi eshte pergjegjesi morale institucionale dhe njerezore 6932d6faa4348

Dita Botërore e Vullnetarizmit. Gashi: Vullnetarizmi është përgjegjësi morale, institucionale dhe njerëzore

December 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shënoi Ditën Botërore të Vullnetarizmit duke iu bashkuar aktiviteteve vullnetare së bashku me deputetët e Kuvendit, në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Gashi theksoi se vullnetarizmi nuk është vetëm thirrje, por një akt përgjegjësie. “Vullnetarizmi është përgjegjësi morale, institucionale dhe njerëzore. Ne duhet të japim shembull me veprim, jo vetëm me fjalë,” deklaroi ai.

Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, Kryeparlamentari shprehu mirënjohje të veçantë për 5000 vullnetarët aktivë, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre, sidomos gjatë tragjedisë në Koçan. “Solidariteti që treguan në ditët më të vështira ishte dritë dhe shpresë për të gjithë vendin,” u shpreh Gashi.

Ai gjithashtu falënderoi Kryqin e Kuq për rolin e tij të pazëvendësueshëm si partner humanitar i shtetit, duke theksuar se bashkëpunimi institucional mbetet esencial.

Si pjesë e aktiviteteve të ditës, në Kuvend u nënshkrua Deklarata Parlamentare për Mbështetjen e Vullnetarizmit, një zotim i përbashkët për përmirësimin e kushteve dhe mbështetjes për të gjithë vullnetarët në vend.

“Urime Ditën Botërore të Vullnetarizmit!” përfundoi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

A është i trashëguar sensi i humorit?

gruevski dhe zaev perplasje ne rrjetet sociale kush me patriot 6932de1701a4a
Lajmi i radhës

Gruevski dhe Zaev përplasje në rrjetet sociale, kush më patriot?!

Të fundit nga

Jep dorëheqjen shefi i Washington Post

Drejtori ekzekutiv i Washington Post ka dhënë dorëheqjen, vetëm disa ditë pasi një e treta e stafit të gazetës u pushua nga puna. Në një email dërguar stafit, Will Lewis tha: “Gjatë

Abazi triumfon në Leverkusen

Boksieri tetovar Leonard Abazi ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në meçin e zhvilluar mbrëmë në Leverkusen të Gjermanisë në eventin e organizuar nga klubi
ShkoLartë