dita boterore e ushqimit 68f08505a96d5

Dita Botërore e Ushqimit

October 16, 2025
1 minut lexim

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit më 16 tetor datë e cila përkon me themelimin e FAO në vitin 1945.

Kjo ditë organizohet qe nga 1981 dhe synon të sensibilizojë politikë-bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Tema e vitit 2025 është “Dorë për dorë për ushqime më të mira dhe një të ardhme më të mirë.

Në disa vende, ashpërsia e pasigurisë ushqimore është e madhe. Rreth 673 milionë njerëz jetojnë me uri, sipas FAO-s. Diku tjetër, nivelet në rritje të obezitetit dhe shpërdorimi i përhapur i ushqimit tregojnë një sistem jashtë ekuilibrit – ku bollëku dhe mungesa bashkëjetojnë, shpesh krah për krah.

Sistemet agro-ushqimore janë gjithashtu një burim i madh i emetimeve të gazrave serrë. Megjithatë, ato ofrojnë potencial të vërtetë për të zvogëluar këto emetime përmes mënyrës se si rritet, korret dhe ndahet ushqimi.

Përmbushja e nevojave të një popullsie globale në rritje kërkon punë ekipore – përtej kufijve, sektorëve dhe brezave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i paqendrueshem sot ne shqiperi reshjet do te shtrihen ne pjesen me te madhe te territorit 68f0849960512
Lajmi i mëparshëm

Moti i paqëndrueshëm sot në Shqipëri, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit

hamasi kthen trupat e dy pengjeve te tjera por thote se i duhet me shume kohe per te gjetur te tjeret 68f086142aaa1
Lajmi i radhës

Hamasi kthen trupat e dy pengjeve të tjera, por thotë se i duhet më shumë kohë për të gjetur të tjerët

Të fundit nga

ShkoLartë