dita boterore e gruas rurale 68ef3383bede5

Dita Botërore e Gruas Rurale

October 15, 2025
1 minut lexim

Sot shënohet Dita Botërore e Gruas Rurale, e cila synon njohjen e kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien në tërësi.

Dita botërore e gruas rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në Konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall Ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kjo ditë për herë të parë u shënua më 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.

Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kreret e drejtesise mbi 11 ore raportime ne kuvend rrefimi i dumanit nga arrestimi i metes te rrethimi i spak nga mbeshtetes te veliajt dhe drejtori i rendesishem i marre i pandehur 68eefbea072bc
Lajmi i mëparshëm

Krerët e Drejtësisë mbi 11 orë raportime në Kuvend. Rrëfimi i Dumanit: nga arrestimi i metës te rrethimi i SPAK nga mbështetës të Veliajt dhe drejtori i rëndësishëm i marrë i pandehur

zelensky pritet te shkoje ne uashington te premten 68ef349568207
Lajmi i radhës

Zelensky pritet të shkojë në Uashington të premten

Të fundit nga

ShkoLartë