dita boterore e femijeve kryeparlamentari gashi te punojme qe cdo femije te rritet i mbrojtur i barabarte dhe me mundesi te verteta 691f48b75a543

Dita Botërore e Fëmijëve, kryeparlamentari Gashi: Të punojmë që çdo fëmijë të rritet i mbrojtur, i barabartë dhe me mundësi të vërteta

November 20, 2025
1 minut lexim

Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u organizua aktiviteti tradicional “Parlamenti i Fëmijëve”, një ngjarje që synon t’i japë hapësirë dhe zë gjeneratës më të re. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, përmes një mesazhi publik, theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, në tempullin e demokracisë, duke vijuar një traditë të bukur u organizua ‘Parlamenti i Fëmijëve’, një hapësirë ku zëri i fëmijëve dëgjohet dhe vlerësohet”, shkroi Gashi.

Ai theksoi se kjo ditë shërben si rikujtesë për angazhimin e vazhdueshëm institucional që çdo fëmijë të gëzojë në mënyrë të plotë të drejtat e tij.

“Në frymën e sloganit të sivjetshëm, ‘Dita ime, e drejta ime’, të punojmë që fëmijët të rriten të mbrojtur, të barabartë dhe me mundësi të vërteta për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, u shpreh ai.

Gashi garantoi se Kuvendi mbetet i angazhuar në mënyrë të pandalshme që mirëqenia dhe të drejtat e fëmijëve të jenë në qendër të politikave shtetërore.

“Kuvendi mbetet i përkushtuar për të siguruar që të drejtat e fëmijëve janë prioritet i padiskutueshëm dhe se nevojat e tyre janë misioni jonë”, theksoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fshehja e telefonit ne nje marredhenie cfare thone studimet per kete sjellje 691f3f315d289
Lajmi i mëparshëm

Fshehja e telefonit në një marrëdhënie/ Çfarë thonë studimet për këtë sjellje?

snopce buxheti pa mjete per perfaqesim te drejte eshte kthim pas para marreveshjes se ohrit 691f4fd43fec2
Lajmi i radhës

Snopçe: Buxheti pa mjete për përfaqësim të drejtë është kthim pas para Marrëveshjes së Ohrit

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë