diskutohet performanca e sistemit gjyqesor dhe prokurorial ne vend 68f9c76eccb5f

Diskutohet performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend

October 23, 2025
1 minut lexim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot mban tryezën e diskutimit mbi temën “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë mbi performancën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, përfshirë perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë.

 Në fillim të diskutimit, GLPS të shpalosë të gjetura nga Botimi i i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Ky botim do të paraqesë trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si  dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Pjesë e raportit është edhe matja e opinionit publik lidhur me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimmarrje e deri te vlerësimi i nivelit të sigurisë dhe nismat për reforma në drejtësi.

Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2024 duke vlerësuar performancën e tyre përmes ngarkesës me punë dhe efikasitetit në kryerjen e lëndëve.

Do të flasin Besim kelmendi-Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, Fahret Vellija-anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Vigan Qorrolli, zëvendësministër në Detyrë i Drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump konfirmon anulimin e takimit me putin nuk do arrinim aty ku duhej sa here flas me telefon me te 68f9c2459a0a0
Lajmi i mëparshëm

Trump konfirmon anulimin e takimit me Putin: Nuk do arrinim aty ku duhej, sa herë flas më telefon me të…

dhjete shenja qe tregojne se nuk jeni te vleresuar dhe te respektuar ne pune 68f9c892eec74
Lajmi i radhës

Dhjetë shenja që tregojnë se nuk jeni të vlerësuar dhe të respektuar në punë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë