diskutimet per paqe ne ukraine zelensky njofton takimin me donald trump shume gjera mund te vendosen para vitit te ri 694e3cb4cbbf3

Diskutimet për paqe në Ukrainë, Zelensky njofton takimin me Donald Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

December 26, 2025
1 minut lexim

Një “vatër” e re tensioni në prapaskenën diplomatike lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është ndezur nga një postim i presidentit të vendit, Volodimir Zelensky, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Në postimin e tij në platformën X, Zelensky deklaron se ekziston një marrëveshje për një takim me Donald Trumpin në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk humbim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë me presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.

Ky postim vjen vetëm pak ditë pas zbulimit nga vetë Zelensky i një plani të ri me 20 pika, për të cilin thuhet se është dakordësuar mes SHBA-së dhe Ukrainës, si dhe pas komunikimit që ai pati të enjten me të dërguarit amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhered Kushner.

Dokumenti i paraqitur nga Zelensky parashikon ngrirjen e frontit në vijat aktuale të kontaktit, pa ofruar megjithatë një zgjidhje të menjëhershme për çështjen delikate të territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat përbëjnë rreth 19% të territorit të Ukrainës.

Ndryshe nga versioni fillestar, dokumenti i ri anashkalon gjithashtu kërkesa të rëndësishme të Moskës, si tërheqjen e forcave ukrainase nga zonat e Donbasit që ato ende kontrollojnë dhe angazhimin ligjor të Kievit për të mos u anëtarësuar në NATO. Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që Rusia të pranojë propozimin e ri.

I pyetur mbi këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Moska “po shqyrton qëndrimin e saj” dhe refuzoi të komentojë detajet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas bllokades 9 mujore politika nderron fytyre analistet tregojne arsyet 694e3c9e40669
Lajmi i mëparshëm

Pas bllokadës 9-mujore, politika “ndërron fytyrë” – Analistët tregojnë arsyet

sot behet prezantimi i burses se mobilitetit per studente 694e438ea1dba
Lajmi i radhës

Sot bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit për studentë

Të fundit nga

Slot: E trishtueshme Krishtlindja pa Diogo Jotan

Liverpooli do të luajë të shtunën ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 18-të të Premier League, një ndeshje me ngarkesë të veçantë emocionale. Në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar tifozëve, trajneri
ShkoLartë