diskutimet per armepushim rusia sulmon gjate nates ukrainen nente te vrare 68a2db6d1e879

Diskutimet për armëpushim, Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, nëntë të vrarë

August 18, 2025
1 minut lexim

Ukraina akuzon Rusinë për sulme me dronë gjatë natës në rajonin e Kharkivit.

Të paktën nëntë persona u vranë, mes tyre një fëmijë i vogël, bëri me dije guvernatori i rajonit lindor, Oleh Synehubov në një postim në Telegram.

Sakaq ai njoftoi se sulmi la pas të plagosur, por pa dhënë detaje për numrin e saktë.  “Numri i të plagosurve është vazhdimisht në rritje”, shkruan ai.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin u takuan pak ditë më parë në Alaska, ku diskutuan për luftën në Ukrainë. Sakaq sot pritet takimi mes Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump.

Zelensky, i cili arriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe “të gjithë duam njësoj që t’i japim fund kësaj lufte shpejt”.

Zelensky iu referua humbjes së “detyruar” të Krimesë nga Ukraina, por nuk i adresoi drejtpërdrejt deklaratat e Trumpit. “Shpresoj që fuqia jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, ta detyrojë Rusinë drejt një paqeje të vërtetë”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi vendimtar koke me koke zelensky trump ne shtepine e bardhe agjenda dhe aleancat cfare pritet te ndodhe me luften 68a2d9be34f99
Lajmi i mëparshëm

Takimi vendimtar kokë më kokë Zelensky- Trump në Shtëpinë e Bardhë! Agjenda dhe aleancat, çfarë pritet të ndodhë me luftën

kantieri ne spitalin e lezhes rama shume shpejt kushte bashkekohore sherbimi 68a2de7e3b0cc
Lajmi i radhës

Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë