diskutimet brenda shba zelensky i propozon trump marreveshjen 68f2be86e7b9b

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

October 18, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t’i ofrojë SHBA-së “mijëra dronë” nëse Uashingtoni i lejon asaj të përdorë raketat Tomahawk.



Sipas mediave të huaja, komentet Zelensky i bëri gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin Donald Trump.

“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan”, tha mes të tjerash Zelensky.

“Ne kemi një propozim të madh me dronët tanë”, shtoi Zelensky. Trump është pyetur nëse kjo marrëveshje është diçka për të cilën ai do të ishte i interesuar.

“Po, do të ishim”, është përgjigjur Trump. “Ne kemi shumë dronë tani. Ne i ndërtojmë vetë dronët tanë, por blejmë edhe dronë nga të tjerët dhe ata [Ukraina] prodhojnë dronë shumë të mirë”, shtoi Trump.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditet rrjeti i trafikut te droges ne greqi kapen mbi 38 kg kokaine te fshehura ne kontejner bananesh ne portin e pireut 68f2ba45f2e8c
Lajmi i mëparshëm

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, kapen mbi 38 kg kokainë të fshehura në kontejner bananesh në portin e Pireut

ngjarjet e dates 18 tetor 68f2bf7065548
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 18 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë