diskutime ne nje komune krasniqi flet per koalicionin e mundshem pdk vv ne nivel lokal 68ffe68432a2d

Diskutime në një komunë, Krasniqi flet për koalicionin e mundshëm PDK-VV në nivel lokal

October 27, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar mundësinë ndonjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në nivel lokal.

Ai theksoi se, përveç Dragashit, nuk ka mundësi për marrëveshje me LVV-në.

Krasniqi, në Rubikon, ndër tjerash sqaroi se nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje, por që ka diskutime.

“E keni pa që kemi bë marrëveshje me LDK-në në Fushë Kosovë, besoj që jemi shumë afër marrëveshjeve me LDK-në edhe në Mitrovicë edhe në Prizren, ka diskutime. Dhe, pastaj një vizioni për bashkëqeverisje, jo vetëm në këto komuna, edhe në Klinë, edhe në Pejë, ato do t’i bëjmë publike hap pas hapi”.

“Nuk besoj që do të ketë koalicion me LVV, e vetmja degë ku ka një mundësi është ku jemi në garë me LDK-në, në fakt ku ka një kërkesë prej LVV, edhe një ta quaj, një lloj disponimi për ta mundur kandidatin kundërshtar është Dragashi, por ende nuk ka vendim, ka diskutime”, tha Krasniqi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uldedaj ky titull eshte per te gjithe ata qe besuan 68ffe67a3f53b
Lajmi i mëparshëm

Uldedaj: Ky titull është për të gjithë ata që besuan

firma saudite humain zbulon planin e qendres se te dhenave 6 gigavat dhe sistemin e ri operativ te ai 68ffe753cadd2
Lajmi i radhës

Firma saudite HUMAIN zbulon planin e qendrës së të dhënave 6 gigavat dhe sistemin e ri operativ të AI

Të fundit nga

ShkoLartë