disa te rinj me maska thyejne xhamat e komisariatit nr 3 policia nxjerr fnsh ne aktivistet distancohen mos u provokoni 6a49f0d0f11fe

Disa të rinj me maska thyejnë xhamat e Komisariatit nr. 3, policia nxjerr FNSH -në! Aktivistët distancohen: Mos u provokoni!

July 5, 2026
1 minut lexim

Protesta e të rinjve para Komisariatit nr. 3 është shoqëruar me disa incidente, teksa turma ka bërë thirrje për lirimin e shokëve të tyre të arrestuar dy ditë më parë para Parlamentit.

Disa të rinj me maska kanë thyer xhamat e Komisariatit të Policisë nr. 3, ndërkohë që pjesa më e madhe e protestuesve ka bërë thirrje që të ndalonin provokimet.

Nga pamjet bie në sy fakti se vetëm disa persona kanë kryer thyerjen e xhamave, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve është distancuar nga këto veprime.

Policia ka nxjerrë në vijën e parë FNSH-në, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe automjeti ujëhedhës, duke tentuar të shpërndajë turmën.

Disa nga aktivistët janë shprehur se protestuesit do të largohen drejt Sheshit Skënderbej, duke i cilësuar personat që kryen aktet vandale si militantë partiakë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ardhja e mergimtareve ne kosove kjo eshte gjendja ne pikat kufitare 6a49f062cee8e
Lajmi i mëparshëm

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

piloti amerikan vritet ne papua ushtria indoneziane merr trupin e tij 6a49f1318c7bb
Lajmi i radhës

Piloti amerikan vritet në Papua , ushtria indoneziane merr trupin e tij

Të fundit nga

Vajza e Kate Moss mahnit me bikine

Modelja britanike, Lila Moss, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit gjatë pushimeve në Athinë. Vajza 23-vjeçare e supermodeles Kate Moss publikoi në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet
ShkoLartë