disa sekrete te shenjes se akrepit qe duhet ti di kushdo 68df16319e115

Disa sekrete të shenjës së Akrepit, që duhet t’i di kushdo…

October 3, 2025
1 minut lexim

Akrepi, shenja më misterioze e zodiakut, e cila hyn në sezonin e saj më 23 tetor dhe deri më 21 nëntor do të jetë shenja e përkëdhelur e yjeve, megjithatë në këtë artikull nuk do të parashikojmë vetëm se si do të jetë muaji për ta, por do të flasim për karakteristikat dhe tiparet që bëjnë Akrepin të jetë ai që është. I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë.

Akrepi është shenja më aktive e grupit të ujit. Të lindurit në këtë shenjë janë gati të rrezikojnë dhe të ndërmarrin përsipër iniciativa që jo çdokush mund t’i ndërmerrte. Ata gjithashtu janë agresivë në mbrojtjen e interesave të tyre dhe nuk dorëzohen lehtë, kjo gjë i bën të suksesshëm në punën e tyre. Por një nga minuset e cila pengon Akrepin është mungesa e diplomacisë dhe mos analizimi i thellë i gjërave, që në situata të caktuara mund të kthehet kundra tij.

Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë. Janë njerëz me humor, të gjindshëm dhe të pavarur, narcistë dhe shumë ambiciozë. Janë njerëz shumë intuitivë. Ata kanë aftësinë për të zbërthyer personalitetin e tjetrit që në takimin e parë dhe të zbulojnë synimet e tij të vërteta.

Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër, por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe neser mot i ftohte do te kete riga shiu 68df150e6304a
Lajmi i mëparshëm

Edhe nesër mot i ftohtë, do të ketë riga shiu

kasami bashkimi shoqerimi dhe energjia rinore jane forca me e madhe qe ka tetova 68df26ded7ee7
Lajmi i radhës

Kasami: Bashkimi, shoqërimi dhe energjia rinore janë forca më e madhe që ka Tetova!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë