disa menyra per trajtimin e gripit ne kushte shtepie 68efad17038c8

Disa mënyra për trajtimin e gripit në kushte shtëpie

October 15, 2025
1 minut lexim

Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke nisur nga ethet dhe kolla deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni më mirë. Përshkrimet e ilaçeve antivirale mund të lehtësojnë gripin. Por, në shumë raste edhe ilaçet e thjeshta shtëpiake mund të jetë gjithçka çfarë ju duhet për t’i hequr qafe simptomat e gripit.

Pini lëngje

Gripi mund t’ju dehidrojë, sidomos nëse keni të vjella dhe diarre. Kështu që sigurohuni të merrni mjaftueshëm lëngje. Konsumimi i ujit është zgjedhje e mirë. Frutat e lëngshëm dhe pijet elektrolitike janë të nevojshëm gjithashtu. Duhet të qëndroni larg pijeve me kafeinë, sepse kafeina është diuretike. Çajrat bimorë me mjaltë mund t’i zbusin dhembjet e fytit.

Si mund të siguroheni që jeni duke marrë mjaftueshëm lëngje? Urina juaj duhet të jetë e verdhë e hapur, gati pa ngjyrë.

Hani supë

Për shumë gjenerata, prindërit u kanë shërbyer supë pule fëmijëve që ishin të ftohur dhe me grip. Por a kishin të drejtë? Po. Një studim i publikuar në gazetën Chest ka treguar se supa e pulës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit respirator, siç është gripi.

Dëgjoni çfarë ju thotë trupi

Nëse është duke ju thënë që nuk duhet të bëni ushtrime, atëherë mos bëni. Nëse është duke ju bërë thirrje që të rrini gjithë ditën në shtrat, bëjeni. Pushimi është “një mënyrë e mbështetjes së gjendjes trupore për të luftuar me infektimin”, thotë Blackwelder. Mos e anashkaloni gjumin e natës. Gjumi i mirë ndihmon që sistemi i imunitetit të punojë më mirë, kështu që është e rëndësishme që të bëni 8 orë gjumë.

Shpëlani gojën me ujë me kripë

Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë mund t’ju ndihmoj që të largoni mukozën e trashë që mblidhet në fyt, sidomos pasi shtriheni. Gjithashtu mund t’ju ndihmoj të zhbllokoni veshët e bllokuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gaza roli i trumpit kyc por jo rruge drejt paqes a do carmatoset vertet hamasi 68efa6c51a394
Lajmi i mëparshëm

Gaza: Roli i Trumpit kyç, por jo rrugë drejt paqes/ A do çarmatoset vërtet Hamasi?

nisi ndertimi i rruges se re qe lidh cajlen forinen dhe cegranin me gostivarin kryetari limani investim historik per zhvillimin e zones 68efbe514ed5a
Lajmi i radhës

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

Të fundit nga

ShkoLartë