disa lagje te prishtine mbesin pa uje defekt ne rrjetin e ujesjellesit 6890dc0deebfe

Disa lagje të Prishtinë mbesin pa ujë, defekt në rrjetin e ujësjellësit

August 4, 2025
1 minut lexim

Një pjesë e Prishtinës do të mbesë pa ujë, si shkak i një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

“Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Rr. Gjergj Balsha, Rr. Ferid Curri, Zona përreth Ambasadës Amerikane, Bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Ata kanë njoftuar se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.

Postimi i plotë:

Njoftim për ndërprerje të pa planifikuar të furnizimit me ujë

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona:

Rr. Gjergj Balsha

Rr. Ferid Curri

Zona përreth Ambasadës Amerikane

Bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gonxhja kredi pa interes per disa kategori 20 grant per blerjen e baneses 6890da2d9e4bf
Lajmi i mëparshëm

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

shawn mendes falenderon dua lipen dhe sunny hill poston fotografi duke e bere dikush shqiponjen 6890dd3a34541
Lajmi i radhës

Shawn Mendes falënderon Dua Lipën dhe Sunny Hill, poston fotografi duke e bërë dikush shqiponjën

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë