disa kompani ne maqedoni i ulen cmimet e derivateve per dy denare 69baf178d9895

Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

March 18, 2026
1 minut lexim

Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend si: OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil, çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ky vendim vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë.

Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Passhos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.

Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

greva paralizon aeroportin ne berlin anulohen qindra fluturime 69baeb60c98c6
Lajmi i mëparshëm

Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra fluturime

zbulohet emri kjo kengetare qenka reja e monikes 69baf31cdd7ba
Lajmi i radhës

Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës

Të fundit nga

ShkoLartë