dimri me i ashper ne vite si po perballen ukrainasit me te ftohtin ekstrem dhe mungesen e energjise 696be83095503

Dimri më i ashpër në vite, si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

January 17, 2026
1 minut lexim

Ukraina po përjeton një nga dimrat më të vështirë të 20 viteve të fundit, ndërsa sulmet masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike dhe ngrohje, në temperatura që kanë zbritur deri në –19 gradë Celsius.

Në Kiev dhe qytete të tjera, ngrohja është ndërprerë për ditë të tëra. Presidenti Volodymyr Zelensky ka shpallur gjendje emergjence për sektorin energjetik, duke pranuar se pasojat e sulmeve dhe të ftohtit ekstrem janë shumë të rënda. Vetëm në kryeqytet, mbi 300 pallate vazhdojnë të jenë pa ngrohje, ndërsa ndërprerje të energjisë janë raportuar në gjithë vendin, përfshirë Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Kryvyi Rih.

Shumë shkolla janë mbyllur për shkak të temperaturave të ulëta në klasa, ndërsa biznese, kafene dhe restorante janë detyruar të pezullojnë aktivitetin. Situata është përkeqësuar edhe nga fakti se disa gjeneratorë dizel nuk po funksionojnë për shkak të të ftohtit ekstrem.

Autoritetet kanë hapur qindra “pika të pathyeshmërisë”, ku qytetarët mund të ngrohen, të karikojnë pajisjet dhe të marrin ndihmë bazë. Në lagje të ndryshme, banorët janë organizuar spontanisht, duke ndezur zjarre në oborre për të gatuar, për të pirë pije të ngrohta dhe për të qëndruar së bashku gjatë ndërprerjeve të energjisë.

Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, që nga fillimi i sezonit të ngrohjes në tetor, Rusia ka kryer të paktën 256 sulme ajrore ndaj objekteve energjetike dhe sistemeve të ngrohjes. Ministri ukrainas i Energjisë deklaroi se nuk ka mbetur asnjë central energjie në vend që të mos jetë goditur gjatë luftës.

Pavarësisht kushteve ekstreme, ukrainasit po tregojnë qëndrueshmëri. Nga përdorimi i batanijeve, veshjeve termike dhe qirinjve, deri te grumbullimi i fqinjëve për t’u ngrohur së bashku, shumë prej tyre thonë se tashmë janë mësuar të jetojnë mes ndërprerjeve, të ftohtit dhe pasigurisë.

Organizatat ndërkombëtare dhe aleatët e Ukrainës kanë dënuar ashpër sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke i cilësuar si shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe krime kundër njerëzimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ursula von der leyen marreveshja be mercosur forcon evropen 696be6a8bb0b8
Lajmi i mëparshëm

Ursula von der Leyen: Marrëveshja BE-Mercosur forcon Evropën

protesta lapaj qeveria meriton lufte nga nje aleance nderkombetare 696beb3321565
Lajmi i radhës

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë