dimitrievski rizgjidhet kryetar i znam it 68615463c3459

Dimitrievski rizgjidhet kryetar i ZNAM-it

June 29, 2025
min lexim

Shkup, 29 qershor – Në Kongresin e dytë të Lëvizjes ZNAM -për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski sot unanimisht fitoi besimin dhe u zgjodh kryetar i partisë. Ai falënderoi për zgjedhjen dhe theksoi se ka për qëllim të krijojë liderë të rinj, sepse Lëvizja ZNAM punon dhe do të punojë, thotë ai, me dhe për qytetarët, si forcë e re politike që në 14 muajt e fundit e konfirmoi një gjë të tillë.

“Ndërmarrim përsipër përgjegjësi të madhe. Kjo nuk është një lojë apo përpjekje. Kjo është të krijojmë diçka të re sepse Maqedonia e meriton dhe ne po e bëjmë këtë. Këtë na e konfirmojnë ata që na akuzojnë, kritikojnë sepse normat në Maqedoni kanë ndryshuar rrënjësisht”, theksoi Dimitrievski në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kryetar i ZNAM-it.

large

Para të pranishmëve, kryetari i ZNAM-it premtoi se askush, siç tha ai, nuk do t’i ikë përgjegjësisë, pavarësisht që dikush tenton të afrohet me elitën politike në pushtet. Ndër të tjera, ai theksoi se shumëkush tani, po paguajnë portale, media dhe influencues të tjerë për të përhapur gjuhë urrejtje, gënjeshtra, të pavërteta dhe akuza publike kundër njerëzve, që siç theksoi ai, “kanë frikë sepse e vërteta del gjithmonë në dritë”.

Si kryetar i partisë, theksoi Dimitrievski, ka për qëllim ta “vendosë” ZNAM-in si një subjekt politik të respektuar në skenën politike të vendit. Ai përsëriti se ideologjia e partisë i ka rrënjët në Krushevë dhe KAÇKM dhe se ky është “betimi ynë”.

“Tani është radha jonë, populli është ai që shikon dhe do të gjykojë. Nëse punojmë mirë, do të marrim mbështetje, nëse mendon se gabojmë do të na paralajmërojë gjithmonë pra gjatë zgjedhjeve. ZNAM nuk është as VMRO-DPMNE, aq më pak LSDM dhe ajo që ka mbetur prej saj. Nuk është ndonjë parti tjetër politike në skenën politike të vendit, por zëdhënëse e popullit”, theksoi Dimitrievski, duke shtuar se ZNAM-i është korrigjues i pushtetit, por kjo qeveri, tha ai, “meriton një shansin sepse qytetarët e vendosën këtë në zgjedhje”.

Kryetari i ZNAM theksoi se në partinë e tij ka anëtarë nga të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe siç tha “bashkëqytetarët tanë që janë deklaruar bullgarë”, ndërsa shtoi se ZNAM është për anëtarësim në BE, por jo me çdo çmim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tri shenjat e horoskopit qe do i puthe fati ne sezonin e gaforres 68614b3f7c7c1
Lajmi i mëparshëm

Tri shenjat e Horoskopit që do i ‘puthë fati’ në sezonin e Gaforres

behet e ditur mosha e pushuesit qe humbi jeten ne durres 68615dc46bce9
Lajmi i radhës

Bëhet e ditur mosha e pushuesit që humbi jetën në Durrës

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë