dimitrievski kercenon me largimin e znam it nga qeveria nese provimi i jurisprudences mbahet edhe ne shqip 6aeedd8e4b4b4

Dimitrievski kërcënon me largimin e ZNAM-it nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip

November 7, 2026
1 minut lexim
znam

Kryetari i ZNAM-it dhe njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të largohet nga Qeveria nëse miratohet zgjidhje që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Në një intervistë për televizionin “Sitel”, Dimitrievski tha se qëndrimi i ZNAM-it për këtë çështje është i njohur edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa paralajmëroi se në takimin e ardhshëm do të kërkojë një takim liderësh brenda koalicionit qeverisës.
Ai pretendoi se çështja e provimit të jurisprudencës nuk është e izoluar, por lidhet me funksionimin e sistemit juridik dhe rregullimin shtetëror. Madje, Dimitrievski foli edhe për ekzistimin e forcave politike që, sipas tij, synojnë shndërrimin e Maqedonisë në konfederatë, duke përmendur edhe deklaratat për “Iliridën”.
Duke iu referuar kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, lideri i ZNAM-it u thirr në rekomandimet e Komisionit të Venecias të vitit 2019, duke pretenduar se zgjerimi i përdorimit të gjuhëve të tjera në këtë fushë do të komplikonte funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Megjithëse deklaroi se nuk është kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike, Dimitrievski theksoi se as ai dhe as partia që drejton nuk do të lejojnë, siç u shpreh, komplikimin e mëtejshëm të shtetit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

melenchon synon largimin e frances nga nato terheqja pjese e programit te tij politik 6aeedd4530409
Lajmi i mëparshëm

Melenchon synon largimin e Francës nga NATO, tërheqja pjesë e programit të tij politik

dioni banori i pare qe eliminohet nga big brother vip kosova 5 6aeedd9155dee
Lajmi i radhës

Dioni, banori i parë që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5

Të fundit nga

ShkoLartë