dimitrieska kocoska u nenshkrua memorandumi i mirekuptimit dhe bashkepunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve te kapitalit ne vendet e evropes qendrore dhe juglindore 68acacf210162

Dimitrieska-Koçoska: U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

August 25, 2025
min lexim

Sot në Zagreb, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska- Koçoska, së bashku me ministrat e Financave dhe Ekonomisë së Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit.

Kjo iniciativë synon ta nxisë zhvillimin e përbashkët të tregjeve nacionale të kapitalit të vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë dhe harmonizimit të kornizës rregullatore, me qëllimin përfundimtar rritjen e likuiditetit dhe krijimin e tregjeve më të fuqishme, më të theksuara, më efikase dhe më konkurruese të kapitalit.

Duke shfrytëzuar potencialin e plotë të tregjeve të kapitalit dhe sektorit më të gjerë financiar, vendet pjesëmarrëse synojnë t’i përforcojnë ekonomitë e tyre dhe ta thellojnë bashkëpunimin.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e Memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në fund të vitit 2024 nga bursa e Bratisllavës, Bukureshtit, Budapestit, Lubjanës, Shkupit, Sofjes, Varshavës dhe Zagrebit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe integrimit të tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore, me përkrahjen e Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit (BERZH), e cila përkrah vazhdimisht këtë proces, përkatësisht iniciativën në fjalë.

Vendet që morën pjesë sot në nënshkrimin ceremonial të memorandumit konfirmuan ekzistencën e vullnetit dhe vizionit të përbashkët politik që orientohet drejt forcimit, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë më të madhe të tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Kjo konfirmon angazhimin rreth këtij bashkëpunimi me theks në zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për forcimin e kapaciteteve të tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore për financim, inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Memorandumi është gjithashtu në harmonizim me objektivat e Bashkimit Evropian, në veçanti me Strategjinë e tij për unionin e kursimeve dhe investimeve, që synon t’i destinojë kursimet e amvisërive dhe kapitalit privat drejt tregjeve të kapitalit për t’i stimuluar investimet, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për t’i përmirësuar flukset ndërkufitare të kapitalit dhe për të ndërtuar një treg kapitali më të thellë, më likuid dhe më të qendrueshëm në suaza të Bashkimit Evropian.

 

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jori delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale babai pesoi infarkt shteti te investoj edhe ne shendetesi 68aca8d23a870
Lajmi i mëparshëm

Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt, shteti të investoj edhe në shëndetësi

7c4926f1 47ba 46a3 962c 4cd2f936e9ff
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Të fundit nga

ShkoLartë