IMG 1154 scaled

Dimitrieska-Koçoska: Ministria e Financave po punon intensivisht për qasje sistemike ndaj hetimeve financiare

February 2, 2026
1 minut lexim

Me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës.

Në mbledhjen e sotme konstituive, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme.

“Hetimet financiare dhe konfiskimi i pronës së fituar në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm çështje sigurie dhe drejtësie, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në stabilitetin fiskal, integritetin e sistemit financiar dhe besimin e qytetarëve në institucionet”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 17700518947901
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Çairit sjell në Shkup operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”

zv kryeministri i pare bekim sali takon eurodeputetin matej tonin gjate vizites ne bruksel 6980e7e422727
Lajmi i radhës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon eurodeputetin Matej Tonin gjatë vizitës në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë