dimitrieska kocoska maqedonia pjese e sepa s hap i rendesishem ne permiresimin e kushteve te punes dhe jeteses pagesat ndaj be se me te lira si per qytetaret ashtu edhe per bizneset 68e4fa149c7b8

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia pjesë e SEPA-s, hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës, pagesat ndaj BE-së më të lira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset

October 7, 2025
min lexim

Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët dhe bizneset në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përfitojnë nga përfshirja e vendit në rajonin e SEPA-s (Zona e Vetme e Pagesave në Euro). Këshilli Evropian i Pagesave ka aprovuar aplikimet e 9 bankave vendase në skemën e pagesave të transferimit kreditor që janë operative në SEPA, ndërsa 3 banka të tjera pritet të bashkangjiten deri në fund të vitit.

“Kjo do të thotë që vendi praktikisht bëhet pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), ku qytetarëve dhe kompanive do t’u mundësohet kryerja e pagesave në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian. Nga anëtarësimi në SEPA priten përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe ekonominë në përgjithësi. Mbi të gjitha, priten pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë maqedonase, e cila karakterizohet nga shkalla e lartë e hapjes tregtare dhe vëllimi i madh i pagesave ndërkufitare. Rrjedhimisht edhe potenciali për kursime kostosh, përmirësim likuiditeti dhe rritje konkurrueshmërie të kompanive është i madh. Kjo mund të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të mëtejshëm tregtar, përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe zvogëlimit të hendekut të të ardhurave me BE-në”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se hapi krucial për zbatimin e kësaj reforme ishte miratimi i Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, i cili u përgatit nga Ministria e Financave dhe u propozua nga Qeveria, si dhe aktet nënligjore të cilat Banka Popullore i ka miratuar për implementimin e këtij ligji.

“Ky projekt është hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës në Maqedoni, duke i përshtatur standardet e vendit tonë me ato të vendeve evropiane. Ministria e Financave dhe Banka Popullore do të vazhdojnë me reformat e orientuara në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”, tha ministrja.

Kërkesa për aderim në SEPA është parashtruar më 10 korrik 2024, ndërsa aplikimi u pranua më 6 mars 2025 nga ana e Këshillit Evropian të Pagesave për përfshirje në SEPA, me ç’rast bankave vendase u mundësohet edhe përfshirja në skemat e pagesave në euro. Bëhet fjalë për rajonin që përfshin 41 vende të Evropës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi do të bëhet komuna më moderne në Shkup (FOTO)

berisha vrasja ne sallen e gjyqit deshmi e deshtimit te reformes ne drejtesi 68e4fb7503981
Lajmi i radhës

Berisha: Vrasja në sallën e gjyqit, dëshmi e dështimit të Reformës në Drejtësi

Të fundit nga

ShkoLartë