dimitrieska kocoska hetimet financiare destinohen ne konfiksimin real te prones dhe ne mbrojtjen e interesit publik 6980ee3bc1082

Dimitrieska-Koçoska: Hetimet financiare destinohen në konfiksimin real të pronës dhe në mbrojtjen e interesit publik

February 2, 2026
min lexim

Ministria e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska deklaroi se me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës.

Në mbledhjen e sotme konstituive, ajo theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme.

“Hetimet financiare dhe konfiskimi i pronës së fituar në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm çështje sigurie dhe drejtësie, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në stabilitetin fiskal, integritetin e sistemit financiar dhe besimin e qytetarëve në institucionet”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Siç theksoi ministrja, Ministria e Financave, si institucion qendror në këtë proces, ka kompetencë shumë dimensionale përmes institucioneve nën ombrellën e saj – Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë Doganore dhe Sistemin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në kuadër të Strategjisë nacionale për hetimet financiare dhe konfiskimin e pronave për periudhën 2025–2028, Ministria po ndërmerr aktivitete konkrete, të matshme dhe thelbësore që orientohen në përmirësimin e efikasitetit të sistemit.

Në këtë drejtim, po përforcohet korniza juridike që përkrah drejtpërdrejt efikasitetin e hetimeve financiare.

“Drejtoria e Policisë Financiare në vitin 2025 nisi 58 hetime financiare që përfshinin rreth 400 persona fizikë dhe 95 persona juridikë, ku 33 hetime tashmë kanë përfunduar dhe pjesa tjetër është në vazhdim. Në suaza të Ligjit për Konfiskimin e Pronës në Procedurën Civile, me iniciativën e prokurorive publike, janë siguruar masa gjyqësore për pronat me vlerë mbi 38 milionë denarë”, theksoi ministrja dhe nënvizoi faktin se në vitin 2022 u kryen vetëm 9 hetime financiare, në vitin 2023 u kryen 17 hetime dhe në vitin 2024 u kryen 10 hetime financiare.

Ministrja theksoi se këto numra tregojnë qartë se hetimet financiare nuk janë vetëm procedura formale, por destinohen në konfiksimin real dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Ajo deklaroi se po investohet në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes përforcimit sistematik të kuadrit, pajisimit teknik me faza dhe dixhitalizimit të njësive të specializuara, ndërsa segment kryesor është krijimi i ndërveprimit të plotë dhe shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve, si parakusht për hetimet financiare në kohë dhe të suksesshme.

Paralelisht me aktivitet vendore, po përforcohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me agjencitë e Bashkimit Evropian dhe rrjetet ndërkombëtare realevante, mes të cilave me EUROPOL-in, CEPOL-in, EUROJUST-in dhe OLAF-in, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe praktikave adekuate.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dyshohet se shkelen sanksionet kunder rusine pese te arrestuar ne gjermani 6980e8484ff88
Lajmi i mëparshëm

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

hailey bieber mahnit me fustan seksi ne after party te grammy justin puth billie eilish momentet qe ndezen rrjetin 6980f07610c33
Lajmi i radhës

Hailey Bieber mahnit me fustan seksi në after-party të Grammy, Justin puth Billie Eilish – momentet që ndezën rrjetin

Të fundit nga

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë