Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vizituar sot Kullën e Isa Boletinit në Mitrovicë, ku mbajti një fjalim për vlerat historike dhe simbolikën kombëtare të kësaj date.
Basha e quajti 28 Nëntorin “ditë të shenjtë” për shqiptarët, duke theksuar se kudo që valon flamuri kuqezi shqiptarët janë të bashkuar përtej çdo kufiri e kontinenti.
Dimal Basha nga Kulla e Boletinit: 28 Nëntori, ditë e shenjtë kombëtare
“Jemi këtu në një ditë feste, ditë feste për kombin tonë një ditë feste që është e shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë përtej çdo kufiri, oqeani, gjithandej kudo që valon ky flamur shqiptarët janë të bashkuar.Sot festojmëdaljen publike të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës në Llaushë 1997, festojmë edhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë ku gjithashtu ka marrë pjesë edhe burri i madh i kombit Isa Boletini. Ky burrë i madh i kombit gjithashtu i qëndrojë pranë qeverisë së Ismail Qemailit për ta mbrojtur atë pas shpalljes së Pavarësisë”, tha Basha.
Në fjalimin e tij ai falënderoi edhe familjen Boletini, Gazmend Boletinin, shoqatat dhe organizatat joqeveritare për punën e bërë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të kompleksit të Kullës. Sipas tij, kjo përpjekje është mbështetur edhe nga institucionet e Kosovës dhe duhet të vazhdojë.
Basha: Të ruhet trashëgimia jonë për shkak se do të ruhet historia jonë e lavdishme
“Gjithashtu falenderojmë edhe familjen Boletini, Gazmend Boletinin dhe shoqatat, organizatat joqeveritare për punën e madhe që kanë bërë në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të historisë së lavdishme tonë në mbrojtjen e Kullës dhe po besojë që kjo ka ardhë gjithashtu edhe si një pjese e mbështjejes nga Qeveria, nga shteti i Kosovës dhe urojë e shpresojë që kjo punë të vazhdojë për shkak se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhet trashëgimia jonë për shkak se do të ruhet historia jonë e lavdishme që do të shërbej edhe si pjesë takimi për qytetarët që vijnë në vizitë, por edhe model për punën e mirë që ne duhet ta vazhdojmë. Jemi këtu zëvendës-kryeministin Bisnik Bislimi, me deputetin Armend Muja, deputet të zonës këtu, aktivistë, kryetarë qendrash, kryetarë komunash, ministra për të nderuar dhe kujtuar pra gjithë martirët, dëshmorët, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe gjithë ata burra të mëdhenj që kanë dhënë shumë e kanë sakrifikuar që ne sot të jetojmë të lirë”, tha ai.
Vizita u bë së bashku me zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi, deputetin Armend Muja dhe përfaqësues të institucioneve, komunave dhe organizatave të ndryshme, për të nderuar martirët, dëshmorët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Në fund, Basha uroi shqiptarët kudo që jetojnë: “Edhe një herë, urime Dita e Flamurit”.
Burimi: botasot.info


