Modelja britanike Rosie Huntington-Whiteley ka gëzuar statusin e një prej grave më të bukura në botë për vite me radhë. Ajo është dalluar gjithmonë për buzët e saj të plota, nofullën dhe mollëzat e spikatura, si dhe sytë blu. Megjithatë, fansat e saj kohët e fundit kanë filluar të vënë re ndryshime të mëdha në fytyrën e saj.
Modelja së fundmi eci në një sfilatë mode të Burberry-t, pas së cilës lindën spekulime se ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike dhe kishte e tepruar. Fytyra e saj dukej shumë ndryshe në sfilatë sesa më parë, dhe disa as nuk e njohën.
Thashethemet për kirurgji plastike u nxitën më tej nga një video e publikuar nga revista Vogue, e bërë gjatë një interviste me modelen. Fytyra e saj mund të shihej nga afër në video dhe shumë veta ranë dakord se modelja kishte ndryshuar në mënyrë drastike. Disa e përshkruan fytyrën e saj si “të fryrë” dhe e krahasuan videon me fotot e modifikuara të modeles në Instagram.
Rosie nuk ka komentuar mbi thashethemet për kirurgji kozmetike, por më parë ka zbuluar se preferon të plaket natyrshëm. Në atë kohë, ajo theksoi se ideja e ndryshimeve të përhershme në fytyrën e saj ishte “e frikshme”.
Burimi: botasot.info


