digjitalizimi i doganes mustafa dauti po ndertojme nje administrate moderne me standarde evropiane 6abb8de453e6d

Digjitalizimi i Doganës, Mustafa Dauti: Po ndërtojmë një administratë moderne me standarde evropiane

September 29, 2026
1 minut lexim

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në një fazë të re të modernizimit përmes zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse në digjitalizimin e shërbimeve dhe procedurave kufitare. Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka bërë të ditur se ky transformim synon rritjen e efikasitetit, lehtësimin e tregtisë dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.
Sipas tij, zbatimi i Fazës së 6 të Sistemit të Ri të Kompjuterizuar për Tranzit shënon një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të procedurave me standardet e Bashkimit Evropian. Ky sistem mundëson dorëzimin e një deklarate të vetme tranziti së bashku me njoftimet e sigurisë, duke shmangur vonesat në pikat kufitare dhe duke përshpejtuar qarkullimin e mallrave.
Pjesë e kësaj reforme është edhe Sistemi i Menaxhimit të Rrezikut, i cili përmes analizës së të dhënave mundëson identifikimin e saktë të rasteve me risk dhe realizimin e kontrolleve targetuese. Po ashtu, me zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Kontrolleve dhe Hetimeve, Dogana po kalon në menaxhimin elektronik të inteligjencës dhe proceseve hetimore, duke rritur transparencën dhe gjurmueshmërinë e lëndëve.
Ndërkohë, projekti “Kufijtë Inteligjentë” (Smart Borders) parasheh automatizimin e terminaleve kufitare përmes instalimit të rampave e peshoreve digjitale, kamerave analitike dhe sistemeve për njohjen e targave. Zëvendësdrejtori Dauti theksoi se këto investime teknologjike po hedhin themelet e një dogane moderne, transparente dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme ekonomike.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dylan sprouse dhe barbara palvin behen prinder princesha e tyre ka ardhur ne jete 6abb8b4794ca3
Lajmi i mëparshëm

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin bëhen prindër: “Princesha” e tyre ka ardhur në jetë!

shtetasi i maqedonise fluturoi me bmw ne autostraden te nishi radaret e kapen me 214 km h 6abb8f31698e5
Lajmi i radhës

Shtetasi i Maqedonisë “fluturoi” me BMW në autostradën te Nishi: Radarët e kapën me 214 km/h!

Të fundit nga

ShkoLartë