Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku një person ka humbur jetën pas një zjarri në një shtëpi.
“Më 11.03.2026 në orën 08:56 në SPB Tetovë, Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës raportoi se një zjarr shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Jashtë Vardarit” në Tetovë”.
“Zjarri u lokalizua, pas së cilës u vu re se brenda kishte një person të vdekur.
Po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Burimi: botasot.info


