digjet nje shtepi e pabanuar ne lushnje dyshohet per 694830557c637

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnje, dyshohet për…

December 21, 2025
1 minut lexim

Digjet tërësisht një shtëpi e pabanuar në fshatin Kosovë e vogël,  të qarkut Lushnjë.

Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes si dhe efektive të policisë së shtetit.

Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll zjarrin ndërsa policia po kryen veprimet procedurale pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Banesa në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty.

Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kanabisi mjekesor vendimi i trump hap mundesi te reja por edhe debat ne maqedoni 69482e842c855
Lajmi i mëparshëm

Kanabisi mjekësor, vendimi i Trump hap mundësi të reja por edhe debat në Maqedoni

futbollisti ndalohet nga policia franceze 694830b41194c
Lajmi i radhës

Futbollisti ndalohet nga policia franceze

Të fundit nga

ShkoLartë