Është përfshirë nga zjarri një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe s’ka rrezik për përhapje apo dëme materiale.
“Ju njoftojmë se me datën 01.07.2025 rreth orës 12:00 kemi pranuar informacion për një zjarr tek vendi i quajtur “Kulina”.
“Njësite policore relevante së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ishte duke u djegur një hapësirë fushore. Zjarri nga ana e ekipës së zjarrfikësve është lokalizuar dhe sipas tyre nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale”, thuhet tutje në konfirmim.
Burimi: botasot.info