digjet mercedesi ne autostraden shkup tetove 6a859dccbc686

Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

August 19, 2026
1 minut lexim
polic

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit.

Automjeti është në pronësi të S.I. (66) nga fshati Bukoviq dhe drejtohej nga M.I. (19), po nga Bukoviqi. Në automjet ndodheshin edhe A.J. (19) nga Bukoviqi dhe B.B. (20) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Më vonë, gjatë kohës kur ekipi për hetim po kryente ekspertizën në vendngjarje, pasagjeri B.B. (20) filloi të fotografonte me telefon celular. Pasi iu kërkua të largohej, ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë.
Ai është ndaluar në Departamentin Policor të Grupçinit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amanda holden 55 vjece mahnit me bikini te bardha gjate udhetimit ne krete 6a8599db71d82
Lajmi i mëparshëm

Amanda Holden, 55 vjeçe, mahnit me bikini të bardha gjatë udhëtimit në Kretë

cilat jane kriteret dhe tiparet e nje presidenti konsensual 6a85b4767a2e9
Lajmi i radhës

​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?

Të fundit nga

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri
ShkoLartë