digjet mali goten ne trekendeshin e komunave berove vasileve dhe radovish 687f8abb2d96b

Digjet mali Goten në trekëndëshin e komunave Berovë, Vasilevë dhe Radovish

July 22, 2025
1 minut lexim

Berovë, 22 korrik – Në Berovë po digjet mali Goten, të gjitha forcat nga toka dhe ajri janë angazhuar për t’u përballur me stuhitë e zjarrit, tha Dimitar Goshev komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve (NJTZ) – Berovë. Ai theksoi se është përfshirë një sipërfaqe më e madhe, ndërsa aktualisht, terreni i vështirë dhe era po shkaktojnë probleme shtesë në shuarjen e zjarrit.

large

“Që nga dje, zjarri nga Strumicë është shtrirë në Berovë, gjegjësisht në malin Goten. Ekipi i NJTZ – Berovë ka dalur në terren, si dhe Pyjet e Maqedonisë, kemi mbështetje edhe nga Armata. Era e bënë të veten, stuhia e zjarrit është e madhe. Gjithçka që mundet po vendoset nën kontroll, megjithatë stuhia e zjarrit është e madhe. Bëhet fjalë për pyll me kërcell të ulët, pyje lisi, terreni është i ndryshëm”, tha Goshevski.

Në rajonin ku digjet pylli, ka vila, bletari, dhe kasolle të vjetra.

Ai shtoi se në terren nga ana e Berovës janë mbi 100 persona, nga institucionet dhe vullnetarët. Sasia e siperfaqes së djegur do të përcaktohet më vonë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski do te kete rritje lineare te pensioneve 687f85cfa9eb4
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve

zjarri ne masivin pyjor nga lavinot mali perparon drejt librazhdit mzsh ne terren per shuarjen e flakeve 687f941beb5b7
Lajmi i radhës

Zjarri në masivin pyjor nga Lavinot Mali përparon drejt Librazhdit, MZSH në terren për shuarjen e flakëve

Të fundit nga

Silvinjo humbet një yll te Kombëtarja

Medon Berisha po kalonte një sezon të shkëlqyer me Leçen deri në dhjetor. Më pas pësoi një dëmtim ndaj Pizës, që prej tre muajsh e mban jashtë fushës së blertë. Rikthimi i
ShkoLartë