Një deponi e veturave është përfshirë nga zjarri në fshatin Katund i Ri në Pejë, këtë të diel.
Banorët për median kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet të jetë zjarri ende.
Sipas banorëve të fshatit Katundi i ri, zjarri ka shpërthyer nga ora 10 e mëngjesit të dielen dhe ende s’është lokalizuar.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Burimi: botasot.info


