digjet banesa ne fier dyshohet per zjarr te qellimshem 69483692bc8ac

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

December 21, 2025
1 minut lexim

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan.



Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale, pasi dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha dhe prej vitesh ishte e pabanuar, pasi pronari nuk jetonte aty.

Sipas burimeve, pronari i kishte lënë porosi një fqinji që të kujdesej për banesën, të cilën e vizitonte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji ai që, pasi ka konstatuar flakët, ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buxhetet humanitare preken rende suedia dhe gjermania ulin ndihmat i japin prioritet ukraines dhe mbrojtjes 69483386f3561
Lajmi i mëparshëm

Buxhetet humanitare preken rëndë, Suedia dhe Gjermania ulin ndihmat, i japin prioritet Ukrainës dhe mbrojtjes

plani i paqes ne gaza hamasi nuk pranon te carmatoset 694837c2d5cee
Lajmi i radhës

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

Të fundit nga

ShkoLartë