digjet automjeti i parkuar gjate nates ne prrenjas dyshohet per zjarrevenie te qellimshme 69b6cf4274cb6

Digjet automjeti i parkuar gjatë natës në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

March 15, 2026
1 minut lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të 14 marsit.

Sipas të dhënave paraprake, makina në pronësi të shtetasit me inicialet L. T. ka qenë e parkuar në momentin kur ka rënë zjarri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga veprimet e para dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun e plotë të zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli miraton 827 milione dollare shtese per blerje emergjente ushtarake 69b6cdd8a5d3a
Lajmi i mëparshëm

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

kosova e mbrojtur serbia ambicioze kush do ndaloje lojen e rrezikshme te beogradit 69b6cfb958152
Lajmi i radhës

Kosova e mbrojtur, Serbia ambicioze – kush do ndalojë lojën e rrezikshme të Beogradit?

Të fundit nga

Shkupi as në tokë e as qiell

Futbollistët e Tikveshit festuan një fitore bindëse me rezultat 6:0 (3:0) kundër Shkupit, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Tikveshi futet në pesë ekipet
ShkoLartë