diella e nis mandatin me kemben e gabuar zhduken 11 vite tendera nga faqja e app se 68d1ddb968a39

Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP-së

September 23, 2025
1 minut lexim

Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me “këmbën” e gabuar.  Gabimet e Diellës janë vënë re, pasi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.

Mesa duket Diella nuk është “zgjidhja dixhitale” ashtu siç u prezantua nga Kryeministri. 

Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.

Mediat për vite me radhë kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike dhe fshirja e këtij historiku përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët plotësisht.

Sakaq, pyetja që kanë ngritur mediat ndërkombëtare se Diella është një software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike, vërteton se ministrja dixhitale është një fasadë që qeveria e përdor.

Image

Faqja e APP-së

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti nga likova populli eshte ne kembe 68d1cf403860d
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti nga Likova: Populli është në këmbë!

vota e shqiperise per topin e arte ja si u shperndane piket 68d1de230ec80
Lajmi i radhës

Vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja si u shpërndanë pikët

Të fundit nga

ShkoLartë