diddy perballet me kushte te renda ne burg ushqim i prishur dhe me krimba ndersa pret denimin 6899a75064738

Diddy përballet me kushte të rënda në burg: Ushqim i prishur dhe me krimba ndërsa pret dënimin

August 11, 2025
1 minut lexim

Sean “Diddy” Combs po kalon ditët para dënimit në një burg federal në Brooklyn dhe sipas avokatit të tij, kushtet janë “çnjerëzore”. Marc Agnifilo, në një apel për lirimin me kusht, tha se reperi po ushqehet me vakte të prishura, disa me krimba, dhe se kjo është dokumentuar me foto të bashkangjitura në dosje.

Në përpjekje për ta ndihmuar, një letër mbështetëse dërgoi edhe ish-e dashura Gina Huynh. Ajo e përshkroi Diddy-n si “baba, familjar dhe biznesmen të suksesshëm” që ka bërë përpjekje për t’u përmirësuar dhe që nuk paraqet rrezik për komunitetin.

Por, edhe pse Diddy ofroi një garanci marramendëse prej 50 milionë dollarësh, gjyqtari refuzoi për herë të dytë kërkesën për lirim me kusht. Reperi përballet me dy akuza federale dhe mund të dënohet deri në 20 vite burg.

Në sfond të gjithë kësaj drame ligjore, ekipi i tij ka tentuar edhe një lëvizje të një tjetër niveli: kontakt me administratën e Donald Trump për të kërkuar falje presidenciale. Deri tani, ish-presidenti nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta marrë në konsideratë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pa uje dy rruge ne cair 6899a2648023a
Lajmi i mëparshëm

Pa ujë dy rrugë në Çair

boksieri shqiptar nga kumanova rreh ne mes te zyrihut djalin e arkanit 6899ab8869d75
Lajmi i radhës

Boksieri shqiptar nga Kumanova rreh në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

Të fundit nga

ShkoLartë