dibra pajiset me nje bager te ri per rritjen e efikasitetit te sherbimeve komunale 69288334d3f6a

Dibra pajiset me një bager të ri për rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale

November 27, 2025
1 minut lexim

Komuna e Dibrës ka njoftuar se është pajisur me një bager të ri pune, i cili do t’i shërbejë nevojave të përditshme komunale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit në realizimin e detyrave të sektorëve komunalë.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeti është siguruar në kuadër të projektit për përforcimin e kapaciteteve lokale, ku Komuna e Dibrës ka marrë pjesë me bashkëfinancim prej 40%. Projekti është realizuar me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal.

Nga komuna theksojnë se pajisja me mekanizëm të ri është hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe ngritjes së standardeve të punës.

“Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të pajisjeve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kate middleton paraqitet me floket e saj te rinj biond 692879b1670fe
Lajmi i mëparshëm

Kate Middleton paraqitet me flokët e saj të rinj biond

Lajmi i radhës

Çmimi më i lartë i një apartamenti në Shkup arriti në 3,070 euro për metër katror

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë