diber plagos me thike nenen e tij gjate nje konflikti arrestohet 26 vjecari 688e370c5868d

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

August 2, 2025
1 minut lexim

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.



‘Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa perkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romeve 688e325c9edbc
Lajmi i mëparshëm

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

ekspertet djegia e hamulloreve e demshme per token dhe mjedisin 688e392893dd7
Lajmi i radhës

Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë