diber perfundon me sukses projekti i ujesjellesit te ri per fshatin mogorce 6925e0366d1ec

Dibër: Përfundon me sukses projekti i ujësjellësit të ri për fshatin Mogorçë

November 25, 2025
1 minut lexim

Komuna e Dibrës njofton se ka përfunduar me sukses projekti i ujësjellësit të ri për fshatin Mogorçë, një investim strategjik që do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Projekti përfshiu ndërtimin e një ujësjellësi të gjatë 3.4 kilometra, që lidh burimin natyror me dy rezervoarët kryesorë të fshatit, duke zgjidhur përfundimisht problemet shumëvjeçare të mungesës dhe furnizimit të pasigurt me ujë.

Përveç ujësjellësit, është realizuar edhe hapja dhe rregullimi i rrugës malore, e cila do të mundësojë qasje të lehtë të mjeteve të mirëmbajtjes përgjatë gjithë vitit dhe do të lehtësojë lëvizjen e blegtorëve dhe banorëve drejt zonave malore, njoftoi kryetari i Dibrës, Fisnik Mela.

“Ky projekt është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të komunës për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për të realizuar investime të qëndrueshme në çdo lokalitet të Dibrës”, ka thënë Mela.

Ai shtoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

Ky investim i rëndësishëm pritet të sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e përditshme të banorëve të Mogorçës, duke garantuar ujë të pastër dhe të bollshëm gjatë gjithë vitit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria e milanos kerkon 1 vit e 8 muaj burg per chiara ferragni n 6925d6b66bff0
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria e Milanos kërkon 1 vit e 8 muaj burg për Chiara Ferragni-n

HAND CUFFS
Lajmi i radhës

Aksioni i sotëm për krim financiar, pesë persona privohen nga liria

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë