diaspora nuk eshte gome rezerve por eshte pjese e ndertimit te shtetit prandaj si e tille duhet trajtuar 6970a60db4ab6

Diaspora nuk është gomë rezervë por është pjesë e ndërtimit të shtetit, prandaj si e tillë duhet trajtuar!

January 21, 2026
min lexim

Shkup, 21 janar – Sa herë që hapet debati për reformën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, vëmendja përqendrohet te ndarja e njësive, kalkulimet partiake dhe balancat etnike. Por një element themelor vazhdon të trajtohet si çështje dytësore ose si barrë politike diaspora. Dhe pikërisht kjo qasje e gabuar e ka mbajtur peng një pjesë të rëndësishme të trupit kombëtar jashtë procesit demokratik, zgjedhjeve, shkruan Zhurnal.

Diaspora është në themelet e shtetndërtimit  – 

E drejta e votës nuk është privilegj territorial është e drejtë qytetare. Në një epokë ku kufijtë fizikë janë zbehur dhe lidhjet me vendlindjen janë më të forta se kurrë, përjashtimi praktik i diasporës nga votimi është regres demokratik dhe padrejtësi politike.

Diaspora jonë nuk është më ajo e viteve ’70–’90 që vinte një herë në vit me valixhe dhuratash dhe mall. Sot ata janë pjesë aktive e jetës ekonomike, sociale dhe familjare. Ata vijnë disa herë në vit, investojnë, ndërtojnë shtëpi, hapin biznese, mbajnë familjet gjallë financiarisht. Janë të lidhur me çdo zhvillim politik këtu por nuk kanë zë në vendimmarrje.

Ky është paradoksi më i madh shteti i do remitancat e tyre, por jo votën e tyre. Votimi me postë për diasporën nuk është vetëm lehtësim teknik është akt demokratik, barazues dhe institucionalisht korrekt. Kosova tashmë e ka dëshmuar se modeli funksionon. Shqipëria e implementoi të njëjtën qasje duke e konsideruar diasporën si pjesë integrale të kombit dhe jo si kategori të largët. Pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet prapa në këtë drejtim?

Frika politike se diaspora mund të ndryshojë balancat elektorale nuk mund të jetë arsye për mohimin e të drejtave kushtetuese. Demokracia nuk ndërtohet mbi komoditetin e partive, por mbi përfshirjen e qytetarëve kudo që ndodhen ata.

Në fakt, përjashtimi i diasporës është bërë edhe më i rëndë në këtë periudhë krize ekonomike. Shteti përpiqet të mbushë buxhetin përmes taksave indirekte, procedurave ndëshkuese ndaj investimeve të mërgatës, tarifave konsullore, dhe një qasjeje burokratike që shpesh i trajton si “burim financiar” e jo si qytetarë me të drejta të plota.

Nëse diaspora është mjaftueshëm e rëndësishme për të shpëtuar ekonominë me miliona euro çdo vit, atëherë është mjaftueshëm e rëndësishme edhe për të vendosur për drejtimin politik të vendit.

Moslejimi i votimit me postë është formë e sofistikuar e përjashtimit. Është mënyra më e lehtë për ta mbajtur larg një elektorat që nuk kontrollohet lehtë, që nuk ndikohet nga presioni lokal dhe që voton më lirshëm.

Prandaj reforma zgjedhore pa përfshirjen reale të diasporës është reformë e mangët dhe e padrejtë. Votimi me postë nuk është favor është standard demokratik evropian. Është detyrim moral ndaj një pjese të kombit që nuk e ka braktisur vendin, por është detyruar ta mbajë atë gjallë nga larg. Një shtet që i numëron eurot e diasporës por jo votat e saj nuk ka të ardhme të sigurt. Duhet qasje sa më gjithpërfshirëse e assesi përjashtuese. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

udhetonte per ne davos air force one i trump peson defekt 6970a5c72ca8a
Lajmi i mëparshëm

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

benita shperthen ne lot pasi klodi i tha se e do mashkullin per para turp te te vij 6970a7d3245c3
Lajmi i radhës

Benita ‘shpërthen’ në lot pasi Klodi i tha se e do mashkullin për para: Turp të të vij

Të fundit nga

ShkoLartë