diaspora dhe kosova jane nje haradinaj vlereson rolin e mergates nder vite 6936b8e98eaae

“Diaspora dhe Kosova janë një”, Haradinaj vlerëson rolin e mërgatës ndër vite

December 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ramush Haradinaj, i ka kushtuar disa rreshta diasporës, duke vlerësuar kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në kohën e rezistencës paqësore diaspora ka qenë hambari i Kosovës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme ekonomike dhe morale.

Ai ka përmendur po ashtu se gjatë luftës, mërgata ka qenë e angazhuar drejtpërdrejt, duke u bërë pjesë e përpjekjeve për liri dhe logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën!

Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.

Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së”, shkroi ai.

Sipas Haradinajt, diaspora ka luajtur rol kyç edhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës, ndërsa pas luftës ka qenë gjithmonë pranë vendit në procesin e rindërtimit dhe zhvillimit.

“Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës.

Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.

Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, shkroi i pari i AAK-së. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raphinha mohon spekulimet per largim nga barcelona lajme te rreme 6936b8d57d0fb
Lajmi i mëparshëm

Raphinha mohon spekulimet për largim nga Barcelona: Lajme të rreme

e moshuara u gjet e pajete ne banese flet fqinja per tch jetonte e vetme dhe ne kushte te veshtira djalin e kishte ne burg 6936b98698b66
Lajmi i radhës

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

Të fundit nga

Fjolla Morina do të hyjë në “BBVK”?

Sonte pritet të jetë një “Prime” i zjarrtë në “BBVK”. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Fjolla Morina mund të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme televizive në Kosovë. Emri
ShkoLartë