dializen e bejme ne bodrume shqetesimi i demokrates qe u injorua nga berisha ne foltoren e pd se vetem spital amerikan nuk quhet 696ff59576ca6

“Dializën e bëjmë në bodrume”, shqetësimi i demokrates që u injorua nga Berisha në foltoren e PD-së: Vetëm Spital Amerikan nuk quhet

January 20, 2026
1 minut lexim

Sot në foltoren e Sali Berishës, në njësinë nr.4 në Tiranë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, një demokrate mori mikrofonin dhe ndau shqetësimin e saj si paciente e dializës në Spitalin Amerikan.

Zonja që kishte ardhur në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike tregoi për kushtet skandaloze në të cilat ajo merr mjekimin e dializës.

Ajo shprehu se dializën ajo e bën në bodrumet e Spitalit Amerikan, ndër të tjera ajo tha se makineritë që posedon spitali kanë 20 vite aty dhe se ilaçet që duhet të marrë gjatë dializës nuk jua mundëson Spitali Amerikan por, i blen të gjitha vetë.

Historia e demokrates u injorua dhe nuk u komentua në asnjë moment as nga kryedemokrati ashtu edhe nga pjesa tjetër e panelit të pranishëm në foltore dhe mikrofoni i kaloi një qytetari tjetër.

“Punën e dializave, që gjoja ne jemi te Spitali Amerikan, që vetëm Spitali Amerikan nuk quhet. Jemi në katin -2 në bodrum, makineritë qe kemi ne kanë nga 20 vite, po marrim infeksion gjaku dhe po vdesim nga vjetërsia e makinerive, vitamina nuk kemi fare, i blejmë vetë.

Nuk është bërë një kontroll tamam, kemi dëgjuar nëpër ajër sikur do na çojnë në kat të shtatë, po sa të vete unë në kat të shtatë kam vdekur. Çdo ditë nga një i sëmurë o do vdesin o do jetë në reanimacion. Kemi frikë, themi o shyqyr shpëtuam edhe sot. Po ikin të gjithë jashtë, jo vetëm fëmijët por edhe ne”, u shpreh demokratja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

historia e dashurise se valentino garavani me giancarlo giammetti 696fe2f3c1d5e
Lajmi i mëparshëm

Historia e dashurisë së Valentino Garavani me Giancarlo Giammetti

bernardo silva drejt la liga s 696ff5fb6219e
Lajmi i radhës

Bernardo Silva drejt La Liga-s

Të fundit nga

ShkoLartë