dhunuan tifozet polake pas ndeshjes policia arreston tre persona 68b17b13e0624

Dhunuan tifozët polakë pas ndeshjes, policia arreston tre persona

August 29, 2025
1 minut lexim

Përfundimi i ndeshjes Dinamo City-Jagiellonia, e vlefshme për play off-in e Conference League, solli skena dhune jashtë fushës së blertë.



Disa tifozë shqiptarë penguan qarkullimin e tre autobusëve që transportonin tifozët polakë, duke i gjuajtur me sende të forta.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, ku tifozët po shkonin drejt aeroportit.

Për këtë arsye, janë arrestuar tre persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 32 vjeç, K. S., 29 vjeç dhe Sh. S., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur 17 vjeç”, njoftoi policia.

Kujtojmë se skenat e dhunës u regjistruan edhe jashtë stadiumit, ku disa tifozë shqiptarë sulmuan një tifoz polak, i cili disa orë përpara ndeshjes kishte përdhosur bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sfida mes Dinamo City dhe Jagiellonia u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Por skuadra shqiptare nuk mundi të kualifikohej në fazën e grupeve pasi polakët e fituan sfidën e parë më rezultatin e thellë 3-0.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jessie j shtyn turneun ne mbreterine e bashkuar dhe evrope per tiu nenshtruar operacionit te dyte per kancerin e gjirit 68b178083d065
Lajmi i mëparshëm

Jessie J shtyn turneun në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për t’iu nënshtruar operacionit të dytë për kancerin e gjirit

britania si lejon zyrtaret izraelite te marrin pjese ne panairin e mbrojtjes 68b17c477b7c2
Lajmi i radhës

Britania s’i lejon zyrtarët izraelitë të marrin pjesë në panairin e mbrojtjes

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë