dhunuan me sende te forta 61 vjecarin arrestohen dy autoret e dyshuar rezultuan me precedente penale 68e810055fd90

Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

October 9, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve me precedentë të mëparshëm kriminalë, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje nenkryetar nje krize cka pritet te ndodhe ne seancen e neserme ne kuvend 68e80f60a6461
Lajmi i mëparshëm

Një nënkryetar, një krizë: Çka pritet të ndodhë në seancën e nesërme në Kuvend?

cilat jane shtetet e europes me me shume miliardere 68e810759c9fc
Lajmi i radhës

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë