dhunuan barbarisht te riun ne pedonalen e vaut te dejes arrestohet ne kapshtice nje nga te kerkuarit 68c92fd9b293e

Dhunuan barbarisht të riun në pedonalen e Vaut të Dejës, arrestohet në Kapshticë një nga të kërkuarit

September 16, 2025
1 minut lexim

Masakroi bashkë me të tjerë në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës më 19 gusht një 37-vjeçar bashkë me persona të tjerë, kapet në kufirin afër Greqisë i dyshuari i shpallur në kërkim.

Lokalizimi dhe prangosja u bë nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, e cila njoftoi kolegët e Shkodrës dhe prangosën 28-vjeçarin Geralt Hoxha, banues në Klos të Matit.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç”, bëri me dije policia.

Paralelisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proteste e familjareve te tragjedise ne diskoteken e kocanit kerkohet drejtesi edhe pas 6 muajve 68c92e7cc4cf3
Lajmi i mëparshëm

Protestë e familjarëve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, kërkohet drejtësi edhe pas 6 muajve

manaj ne super forme 68c9303517a7f
Lajmi i radhës

Manaj në super formë

Të fundit nga

ShkoLartë