dhunohet ne durres turisti austriak policia procedon dy 17 vjecare 68b5f5ff25c2f

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

September 1, 2025
1 minut lexim

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar një shtetas i huaj.

Blutë bëjnë me dije se për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.13, ku ka mbetur i lënduar një shtetas austriak, kanë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë dy adoleshentë.

 ‘Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:

Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.

Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’’, bën me dije policia.

Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohet nje shtetase e maqedonise ne bullgari iu gjeten 89 mije euro 68b5f497ba4c6
Lajmi i mëparshëm

Ndalohet një shtetase e Maqedonisë në Bullgari, iu gjetën 89 mijë euro

zyrtare edon zhegrova te juventusi do ta mbaje fanellen me numer 11 68b5f66b8fbf9
Lajmi i radhës

Zyrtare: Edon Zhegrova te Juventusi, do ta mbajë fanellën me numër 11

Të fundit nga

ShkoLartë