dhunohet ne burgun e recit sokol sanxhaktari ofendoi gardianet dhe safet bajrin 69473337ce8f8

Dhunohet në burgun e Reçit Sokol Sanxhaktari, ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin

December 21, 2025
1 minut lexim

Sokol Sanxhaktari, i cili është dënuar me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes është dhunuar në burgun e Reçit.

Gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut.

Në konflikt më pas ka hyrë dhe Safet Bajri e miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.

I dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut dhe këta të fundit janë përpjekur ta vënë nën kontroll.

Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, prandaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike.

Në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.

Pas dhunimit, Sokol Sanxhaktari është nxjerrë nga sektori duke e akomoduar në një vend tjetër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam nje diva e vertete kengetarja dhe modelja lorna hysa pjese e bbva 5 694720c285ddb
Lajmi i mëparshëm

“Jam një diva e vërtetë”, këngëtarja dhe modelja Lorna Hysa, pjesë e BBVA 5

arsenali merr tre pike ne liverpool rikthehet ne krye te tabeles 694733937e365
Lajmi i radhës

Arsenali merr tre pikë në Liverpool, rikthehet në krye të tabelës

Të fundit nga

ShkoLartë