dhunohet brutalisht gazetari i njohur elton tozaj rrezikon te humbase shikimin 694fe117cc86a

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
1 minut lexim

Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet.

Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.

Reagimi i familjes së gazetarit:

Të dashur miq,

Dje rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj u sulmua barbarisht nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i njohur i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarohet lidhja që ka me vajzën e ngjarjes në Rrugën Ura – Patok – Kodra e Diellit.

Image

Elton Tozaj

Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë.

Me shumë dashuri,

Familja

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deri me 30 nentor te ketij viti nga tatimet dhe kontributet jane mbledhur 397 miliarde euro 694fdf0f413ae
Lajmi i mëparshëm

Deri më 30 nëntor të këtij viti, nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro

musliu shkelqen te sint truidense 694fe17425f31
Lajmi i radhës

Musliu shkëlqen te Sint-Truidense

Të fundit nga

ShkoLartë