dhunim i rende ne istog i dyshuari ndalohet per 48 ore 697ccbee4f76b

​Dhunim i rëndë në Istog, i dyshuari ndalohet për 48 orë

January 30, 2026
1 minut lexim

Një rast i rëndë e ka tronditur dje Istogun. Policia e Kosovës e zuri në flagrancë një 54 vjeçar duke dhunuar një të mitur 13-vjeçare në një fshat të kësaj komune. Më pas, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin dhe me vendim të prokurori e ndaloi për 48 orë.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës për KosovaPress bëjnë të ditur se për 54 vjeçarin prokurori i rastit është duke përgatitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pjesë, Shkodran Nikçi tha se në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia e Kosovës.

“Dje Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një person duke kryer veprën kriminale dhunimi ndaj një të miturës, me ç’rast në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dal edhe prokurori i shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe të gjitha organet relevante përfshirë edhe institucionet tjera. Personi i përfshirë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe njëkohësisht është duke u përpiluar kërkesa për masën e paraburgimit për veprën penale dhunimi”, theksoi ai.

Ky rast i rëndë dhunimi është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tonin gjinaj duhet formalizim i autoshkollave me programe te detajuara deklarohen te tatimet me cmime qesharake dhe 697ccbd4e2277
Lajmi i mëparshëm

Tonin Gjinaj: Duhet formalizim i autoshkollave me programe të detajuara! Deklarohen te Tatimet me çmime qesharake dhe…

slika 1
Lajmi i radhës

Tripunovski: Fermeri Nikolla nga rajoni i Strumicës do të dëmshpërblehet

Të fundit nga

ShkoLartë